Menaxhoni rritjen e shpejtë të kompanisë

Prishtinë | 18 Kor 2023 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Nëse nuk jeni të përgatitur në mënyrë të duhur për shanset e mëdha, gjërat shpejtë mund të dalin jashtë kontrollit dhe të shndërrojnë ëndrrat tuaja në ankthe.

Biznesi juaj po shkëlqen. Shitjet janë rritur dhe përfitimet nuk kanë qenë kurrë më të larta. Ato përpjekje të mëdha që i keni bërë më në fund po marrin kuptim. Faza e rritjes së shpejtë është njëra prej kohërave më emocionuese për çdo kompani.

Mirëpo, trajtimi i rritjes së shpejtë nuk është një gjë e lehtë. Nëse nuk jeni të përgatitur për shanset e mëdha, gjërat mund të dalin jashtë kontrollit dhe të shndërrojnë ëndrrat tuaja në ankthe. Sfidat e rritjes së shpejtë janë të vërteta dhe duhet të trajtohen me kujdes. Rritja e organizatës tuaj mund të jetë shumë e vështirë. Këtu janë disa këshilla që duhet t’i mbani në mend gjatë këtij procesi:

Kuptoni shkakun e rritjes

Nëse biznesi juaj i vogël po përjeton rritje të shpejtë, qartë ju po bënë gjënë e duhur. Gjeni pikërisht se çfarë është ajo që ju ndan nga konkurrenca. Mbani këtë aspekt të dukshëm brenda modelit tuaj të biznesit. Është më e lehtë se sa mendoni të humbisni pamjen e vlerave thelbësore gjatë rritjes së shpejtë.

Kjo do të thotë të analizoni shitjet, pasurinë, shpenzimet dhe inventarin. Sapo të keni një ide të qartë se ku qëndroni financiarisht, planifikoni se si do të vlerësoni rritjen për të ndikuar këta faktorë për të vendosur se si duhet të rifinanconi. Kjo do ju ndihmojë të shmangni likuidimin potencial përgjatë rrugës.

Mbani përvojën e konsumatorëve një prioritet

Pavarësisht se në çfarë faze të rritjes është biznesi juaj, gjithmonë sigurohuni se po dëgjoni konsumatorët tuaj dhe po plotësoni nevojat e tyre. A nuk e urreni të thërrisni një kompani të madhe dhe të detyroheni të flisni me robotët e automatizuar dhe të dëgjoni një tingull të mërzitshëm? Nëse konsumatorët tuaj janë mësuar me një nivel të lartë të mbështetjes, nëse bëni gjëra të cilat i largojnë ata nga kjo përvojë do të jetë një gjë e keqe për biznesin tuaj.

Në fund të ditës, konsumatorët paguajnë faturat tuaja dhe janë arsyeja e suksesit të biznesit. Mbani ata të lumtur. Media sociale dhe format e reagimeve janë burime të mira për të parë se si biznesi juaj po zhvillohet në sytë e konsumatorëve.

Përveç përmirësimit të biznesit tuaj, konsumatorët janë ata me idetë më relevante. Mbani në mend, në kohën digjitale, një përvojë e keqe mund të shpërndahet në internet brenda sekondave.

Zgjidhni ekipin tuaj me kujdes

Punonjësit të cilët i punësoni kanë ndikim të madh në të ardhmen e kompanisë tuaj. Pavarësisht se sa i mirë është produkti ose shërbimi juaj, pa ekipin e duhur për të udhëzuar rritjen, biznesi juaj do të dështojë. Mos u frikësoni të punësoni njerëz më të zgjuar se ju. Gjasat janë se, ata mund t’ju ofrojnë shumë dhe të kenë ide inovative për të mbajtur rritjen e vazhdueshme. Vetëm sigurohuni se ka një vizion të përbashkët për të ardhmen e kompanisë.

Me kujdes matni nevojat e stafit

Rritja e shpejtë e biznesit shkakton nevojë për të shtuar më shumë punonjës. Kjo është koha e duhur që të ndaloni dhe të vlerësoni stafin tuaj dhe të mendoni se a mund të rregullohen përgjegjësitë e tyre për të plotësuar detyrat e rritura.

Kur ka nevojë të fuqishme për të punësuar më shumë njerëz, një strategji e mirë është të punësoni punonjës të përkohshëm. Kjo do ju ndihmojë të keni një ide se si mund të përshtaten punonjës të caktuar me modelin tuaj të biznesit pa pasur rrezikun e punësimit të tyre me orar të plotë. Një tjetër mundësi e njohur është të merrni një punonjës të pavarur. Kompanitë gjithkund po punësojnë punonjës të pavarur që të bëjnë punët e tyre të mërzitshme nga larg, si të hyrat e të dhënave. Kjo do ju ndihmojë të zvogëloni shpenzimet dhe të lironi më shumë kohë për detyra më të rëndësishme.

Qëndroni të hapur ndaj përshtatjes

Të jeni në gjendje të përshtateni me ndryshimin e trendeve dhe ideve është një tipar i zakonshëm në mes të ndërmarrësve të suksesshëm. Aftësia për të përshtatur biznesin tuaj dhe për të testuar strategji të ndryshme është njëra prej mënyrave më të fuqishme për t’iu qasur fazës së rritjes.

Gjatë kësaj kohe, e gjitha që ka rëndësi është të jeni një udhëheqës efikas i cili inspiron të gjithë. Ju pa dyshim do të përballeni me vendime sfiduese të cilat kërkojnë përshtatshmëri. Nëse nuk jeni në gjendje të mirëprisni ndryshimet potenciale kur merrni një vendim të rëndësishëm, mund të keni probleme të mëdha ju, punonjësit dhe biznesi juaj.

Gjeni një këshilltar

Të jeni në krye të një kompanie e cila po rritet nuk do të thotë se duhet të qëndroni vetëm. Mos u frikësoni të vendosni egon tuaj mënjanë. Kërkimi i ndihmës dhe këshillave nga një ndërmarrës me përvojë mund t’ju ndihmojë të zvogëloni sasi të madhe të stresit. Gjasat janë se ata kanë kaluar në situata të njëjta sikur ju dhe i njohin sinjalet e hershme të problemeve potenciale.

Përfundimi

Faza e rritjes së shpejtë të një kompanie mund të jetë një ambient shumë shpërthyes. Kur është koha të merrni vendime të mëdha të cilat vendosin të ardhmen tuaj, ju duhet të jeni të përgatitur dhe të financuar në mënyrë të duhur.

(Autorja është themeluese dhe kryeshefe ekzekutive e Media Mentions, një agjenci e marrëdhënieve publike dhe e marketingut)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme