Mendja, të qarët dhe shumë shpjegime të tjera…

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 22:41 | Nga
  • Njerëzit që ndihmojnë rregullisht të tjerët janë shumë më të lumtur dhe më pak të prirur të bien në depresion, teksa plaken.
  • Të qarit është i mirë për shëndetin tuaj, pasi nxjerr jashtë bakterie të dëmshme, forcon sistemin imunitar dhe çliron stres.
  • Të jesh në gjendje që të përgjigjesh menjëherë me sarkazmë, pak sekonda pasi të bëjnë një pyetje idiote, kjo është shenjë e një truri të shëndoshë.
  • Kur dikush mban erë të mirë, ne automatikisht i perceptojmë si më tërheqës.
  • Të paturit miq negativë është e lidhur me depresionin, uljen e vetëvlerësimit, pagjumësinë dhe ankthin. Miqtë pozitivë nxisin shëndetin e përgjithshëm.
  • Mendja juaj kalon afro 70% të kohës duke riluajtur kujtime dhe duke krijuar skenarë të momenteve të përsosur.
  • Të fjeturit pranë dikujt që e doni jo vetëm redukton depresionin, por ju ndihmon të jetoni më gjatë, dhe ju bën të bini më shpejt në gjumë.
  • Deja Vu ndodh kur truri juaj përpiqet të aplikojë një kujtim të një situate të kaluar, tek një situatë aktuale, ai dështon, dhe pastaj ju bën të ndiheni sikur ka ndodhur.
  • Sa më të lumtur që të jeni, aq më pak gjumë ju nevojitet për të funksionuar në jetën e përditshme. Trishtimi rrit nevojën për më shumë gjumë.
  • Prekja fizike ju bën më të shëndetshëm. Studimet tregojnë se masazhet, përqafimet, dhe duarshtrëngimet reduktojnë stresin dhe forcojnë sistemin imunitar.
  • Njerëzit që flasin dy gjuhë, mundet që në mënyrë të pavetëdijshme të ndryshojnë personalitetin, kur ndërrojnë gjuhën.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme