Mund të jetë koha të ndaloni disa klishe biznesi. 47 për qind e pjesëmarrësve në një sondazh të fundit thanë se fraza “mendo në mënyrë kreative” po përdorej shumë në zyrë. 18 për qind thanë fjala “sinergji” dhe një tjetër 18 për qind thanë “kapaciteti mendor”.
Mirëpo, ju mund të lehtësoheni nga këto klishe, sepse shumë shpejt, ju dhe kolegët tuaj do të mund të punoni nga larg. Tashmë, në mesatare shumica e punonjësve punojnë nga larg të paktën një ditë të javës, dhe nëse jo tani, kjo pritet në të ardhmen. Me ndihmën e mjeteve të avancuara të konferencave me video, 53 për qind mendojnë se gjysma e fuqisë punëtore do të jetë nga larg në të ardhmen.
Raporti 2017-208 i State of Work nga kompania e programeve Workfront anketoi më shumë se 2,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara për të kuptuar se si punonjësit ndihen për punët e tyre sot dhe në të ardhmen, nga e-maili në punën nga larg dhe në automatizimin.
Sondazhi gjithashtu kërkoi gjërat të cilat pengojnë produktivitetin. Shumica prej nesh mund të pajtohemi se takimet 30 minutëshe të cilat shndërrohen në biseda me orë të gjata nuk janë argëtuese. Pa ato, ne do të kishim më shumë kohë të fokusoheshim në detyrat e lidhura me punën. Në përgjithësi, 57 përqind e punonjësve thanë se takimet e padobishme ishin faktorët më të mëdhenj të cilët pengonin punën e tyre.
Pastaj janë emailet e gjata. Përderisa shumica e pjesëmarrësve të sondazhit padyshim thanë se mesazhet dhe emailet e gjata të cilat mund të diskutohen sy më sy janë disa nga frustrimet më të mëdha, një e treta e punonjësve të Shteteve të Bashkuara thanë se mendojnë se emaili në përgjithësi është një problem. 60 përqind e pjesëmarrësve e pranuan se koha të cilën e kalojnë në email mund të përdoret për diçka më produktive. Sigurisht, kjo mund të jetë për shkak se njerëzit po punojnë shumë për të mbajtur emailin e tyre në zero. Në kohën e këtij studimi, pothuajse gjysma e të gjithë punonjësve thanë se ata kanë emaile të pa hapura ose të pa lexuara në emailin e tyre.
Në përgjithësi, njerëzit gjithashtu mendojnë se teknologjia do të lirojë kohën e tyre që të jenë më produktivë, 69 përqind mendojnë se automatizimi do ju japë më shumë kohë për të bërë detyrat e tyre primare. Përderisa flitet për frikën ndaj një revolucioni të robotëve, del se shumica e pjesëmarrësve të anketuar nuk ishin të brengosur. Në fakt, 86 përqind thanë se janë të emocionuar dhe 81 përqind thanë se janë të përgatitur për të ardhmen në vendin e punës.