Në mëngjesin e ditës së djeshme, dy të mitur kishin arritur që të arratiseshin nga Qendra e Burgut të Lipjanit, raporton lajmi.net.
Të dy të miturit ishin të dënuar për vrasje.
Arratisjen e tyre e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raporton e saj 24 orësh.
Sipas policisë, të arratisurit janë në kërkim.
“Është raportuar se dy të burgosur meshkuj K/Shqiptarë, kanë arritur të arratisen nga Qendra Korrektuese e Lipjanit. Njësitë përkatëse policore janë në kërkim të arratisurve”, thuhet në raportin e Policisë, shkruan lajmi.net.
Ndërkaq, Shërbimi Korrektues i Kosovës, me anë të një njoftimi ka thënë se në lidhje me arratisjen janë suspenduar edhe dy zyrtarë korrektues të cilët punonin në Burgun e Lipjanit dhe të miturit janë në kërkim.
Si pasojë e kësaj, dy zyrtarë korrektues janë suspenduar nga puna.
Shërbimi Korrektues i Kosovës në një komunikatë thotë se të miturit janë arratisur gjatë kohës së shëtitjes.