Kohët e fundit e keni tepruar dhe keni abuzuar me ushqimin? Ndiheni të fryrë dhe të lodhur? Provoni dietën e orizit
Orizi, sidomos ai integral është një aleat i shkëlqyer për të luftuar fryrjen.
“Ndihmon organizmin për të eliminuar mbetjet sepse është i pasur me fibra që favorizojnë lëvizjen e zorrëve”, shpjegon Valentina Schiro, një biologe ushqimore e specializuar në shkencat e ushqimit.
Është një aleat i shkëlqyer i zorrëve. Ndihmon në ribalancimin e florës bakteriale. Për më tepër, është një burim i mirë i antioksidantëve të dobishëm për luftimin e inflamacionit.
Në krahasim me drithërat e tjera, orizi ka një avantazh të shtuar. Është më i tretshëm falë madhësisë së vogël të kokrrizave të amidonit.
“Orizi ka përmbajtje të lartë kaliumi, por pak natrium. Për këtë arsye është perfekt për ata që vuajnë nga problemet e fryrjes, celulitit dhe mbajtjes së lëngjeve. Orizi gjithashtu nuk përmban gluten, kështu që është i përshtatshëm edhe nga ata që vuajnë nga intoleranca”, shpjegon nutricionistja.
Çfarë të zgjedhësh
Për t’u dobësuar është mirë të përdorni orizin e bardhë, i cili është i pasur me niseshte dhe ka pak fibra, krahasuar me varietet integrale.
Orizi i kuq dhe i zi, për shembull, përmbajnë gjithashtu sasi të lartë antioksidantësh. Ato janë të pasur me flavonoide dhe polifenole, shkruan Class. Këto substanca kanë veti të shkëlqyera anti-inflamatore. Favorizojnë drenazhimin e lëngjeve në inde, përgjegjëse për fryrjen.
Gatimi i duhur
Preferohet që orizi gjatë kësaj diete të jetë i zier. Në varësi të gatimit lejon reduktimin e amidonit.
Një plan 3-ditor për t’u pastruar
Dita e parë
Kafjalli: Një filxhan qumësht orizi + 2 biskota të thata integrale + një grusht bajame
Dreka: Supë orizi (50 gr) dhe thjerrëzash (50 gr) e aromatizuar me rozmarinë dhe vaj ulliri ekstra të virgjër.
Darka: 100-150 gr salmon, 50 gr bukë orizi dhe një sallatë perimesh të stinës (të gjalla ose të gatuara), një frut i stinës
Vakte të ndërmjetme: Një jogurt me bazë qumësht orizi ose dy galeta orizi me fruta të stinës.
Dita e dytë
Kafjalli: Kos me bazë qumësht orizi dhe elb i zier
Dreka: Rizoto me shafran, perime të gatuara ose gjalla dhe një frut i stinës
Darka: 100 gr pulë me erëza aromatike, perime të gatuara ose gjalla dhe një frut i stinës
Vakte të ndërmjetme: Kos me bazë qumësht orizi ose dy biskota me bazë miell orizi
Dita e tretë
Kafjalli: Kos me bazë qumësht orizi, një frut i stinës, 2 biskota integrale
Dreka: 150 gr peshk romb, 50 gr bukë me bazë miell orizi, perime të gatuara ose të gjalla.
Darka: Omëletë furre me perime, 50 gr bukë me bazë miell orizi, një frut i stinës
Vakte të ndërmjetme: 2-3 galeta orizi ose një gotë qumësht orizi me një lugë kafeje kanellë.