Mënyra natyrale për lehtësimin e ankthit

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 22:19 | Nga

Nëse hera herës e keni të vështirë të ruani qetësinë, domethënë shqetësoheni para një takimi ose e keni të vështirë të flini para një prezantimi të madh në punë, nuk keni përse të pini ndonjë ilaç për të lehtësuar ankthin. Ka një sërë mënyrash për të përballuar ankthin në këto raste. Ja cilat janë 4 mënyrat natyrale që mund t’ju qetësojnë:

Merrni frymë thellë

Mund të duket si klishe, por teknika e frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes ndihmon për lehtësimin e ankthit. Frymëmarrja abdominale, që karakterizohet nga frymëmarrje e ngadaltë dhe e thellë për 20 deri në 30 minuta në ditë mbush trurin me oksigjen, i cili stimulon sistemin nervor dhe relakson trupin, sipas Institutit Amerikan të Stresit.

Meditoni

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti John Hopkins, vetëm 30 minuta meditim në ditë mund të ulin nivelet e ankthit dhe depresionit deri në 38%, duke pasur të njëjtin efekt si ilaçet.

Qetësohuni me një çaj kamomili

Ndiheni nervoz? Kamomili njihet për efektet e tij qetësuese. Kjo sepse ai përmban apigenin, një flavonoid që lidh të njëjtët receptorë në tru si Xanax dhe valiumi, dy nga ilaçet që përdoren zakonisht kundër ankthit.

Dëgjoni muzikë

Po kërkoni për diçka qetësuese? Mos u mundoni më gjatë. Mjafton vetëm të vini pak muzikë të lehtë në telefon dhe kompjuter. Dëgjimi i muzikës së lehtë para se të bëni një punë stresuese mund të qetësojë sistemin nervor autonom.

Të ngjashme