Po, dashuria me shikim të parë ekziston

Prishtinë | 08 Mar 2023 | 22:42 | Nga Ekonomia Online

Njerëzit besojnë në dashuri me shikim të parë e shkenca e aprovon! Nuk do t’ju duhet më shumë se një sekondë për të vendosur nëse një person është tërheqës apo jo.

Është llogaritur se truri i njeriut kërkon 244 milisekona për të kuptuar gjininë e një personi përballë dhe vetëm 59 milisekonda për të krijuar një përshtypje të parë: të pëlqen apo jo!

Një studim i Universitetit të Bambergut në Gjermani, botuar në revistën Neuroscience Letters, ka dalë në përfundimin se tiparet kryesore që mbërthejnë vëmendjen tonë janë sytë dhe buzët.

Grupi i psikologëve studioi funksionimin e trurit të 25 studentëve të rinj, të cilëve iu paraqitën 100 foto dhe duhet të vendosnin nëse personi ishte tërheqës apo jo!

Dashuria me shikim të parë fillon nga shikimi dhe buzëqeshja. Nëse dëshironi të jeni tërheqës, pra, është më mirë të jeni rrezatues, pozitivë dhe të qeshur, gjithmonë duke e parë tjetrin në sy, shkruan living. Por edhe tiparet e fytyrës, simetria e kësaj të fundit luajnë një rol kryesor në impaktin e parë.

Të mos harrojmë sjelljen korrekte që transmeton një imazh të sigurisë te tjetri: kokën lart, lëvizjet jo të ngurta, jo me duar dhe këmbë të kryqëzuara, të cilat dërgojnë sinjal mbyllës. E fundit, por jo më pak e rëndësishme: shtrëngimi i duarve është një tjetër pikë kyçe: nuk duhet t’i shtrëngoni shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme