Mënyra si mund të bëheni milioner brenda 5 vitesh

Prishtinë | 28 Shk 2023 | 07:28 | Nga Ekonomia Online

Aktiviteti, kursimet dhe këmbëngulja të kombinuara janë një forcë e fuqishme financiare.

Të rinjtë po hyjnë në fuqinë punëtore në numra të mëdhenj çdo vit, duke u përballur me sfida të ndryshme. Studimet e fundit nga Usa Today zbulojnë se të rinjtë fitojnë 20 përqind më pak se prindërit e tyre që kanë fituar në moshën e tyre, edhe pse kanë diplomë kolegji. Kjo, e kombinuar me borxhe të rënda të kolegjit, ka detyruar shumë të diplomuar të dorëzohen nga fantazitë e tyre të zotërimit të shtëpive multimiliona-dollarëshe në çdo bregdet ose të vozisin një automobil luksoz për në zyrë çdo ditë.

Por një llogari bankare e mbushur nuk është larg arritjes për çdo të ri. Në fakt, ka shumë të rinj të cilët marrin të njëjtën rrugë sikur Mark Zuckerberg dhe Evan Spiegel i Snapchat. Këtu janë tetë gjëra të cilat të rinjtë mund t;i bëjnë për të pasur mundësi të bëhen multimilionerë në vitin 2022.

Nisni një biznes

Ky opsion ju jep mundësitë më të mira që të bëheni multimilionerë në të ardhmen, por suksesi nuk është i garantuar. Një ide fituese, sigurisht, është një përbërës shumë i rëndësishëm, por ju gjithashtu duhet t’i dini gjërat tjera të cilat duhet t’i bëni për të përmirësuar gjasat tuaja të suksesit. Mbi të gjitha, përgatituni që të kaloni vite duke punuar shumë dhe të tejkaloni pengesa të shumta para se të realizoni ëndërrat tuaja.

Gjeni një këshilltar

Disa nga njerëzit më të suksesshëm në biznes sot e pranojnë se këshilltarët kanë luajtur një rol domethënës në zhvillimin e karrierës së tyre. Studimet lidhin këshillimin me një numër befasues të tregimeve të suksesit. Gjeni dikë i cili ka arritur llojin e suksesit të cilin shpresoni t’a fitoni një ditë dhe kërkoni mundësi të mësoni nga ai person. Njohuria dhe përvoja e tyre mund të bëjë ndryshimin i cili ju ndan nga të rinjtë tjerë të cilët po kërkojnë suksesin.

Krijoni një produkt

Në ambientin e sotëm Shark Tank- Kickstarter, është e mundur të shpikni një koncept produkti, të krijoni një prototip, dhe të financoheni që të filloni prodhimin dhe distribuimin. Ka mënyra të shumta për ta dërguar idenë tuaj nga një koncept në realitet, por do të keni një fillim të mbarë nëse krijoni diçka e cila nuk është e shtrenjtë për t’u prodhuar.

Merrni përsipër një biznes ekzistues.

Pse të nisni nga fillimi kur ka biznese ekzistuese të cilat kanë nevojë për zotërim? Kërkoni një biznes me një pronar i cili është gati për të dalë në pension ose i cili dëshiron të largohet. Përgatituni të punoni në atë biznes për një kohë para se t’a merrni përsipër. Nëse keni vështirësi në gjetjen e tij, një agjent i biznesit mund të ju ndihmojë të identifikoni biznesin e përsosur i cili përshtatet me interesat tuaja personale dhe profesionale.

Investoni

Investimi mund të jetë i ndërlikuar, por është njëra prej mënyrave më të mira që të merrni kthim nga paratë që tashmë i keni. Nëse dëshironi të fitoni shumë para shpejtë, ju duhet të ndërmerrni rreziqe të mëdha, e cila do të thotë të jeni në gjendje të humbisni të gjitha paratë të cilat i vendosni. Për rezultatet më të mira, filloni duke investuar një shumë të mirë parash. Ju mund të fitoni nëse rrezikoni më shumë. Zgjidhni sektorë në të cilat jeni më të interesuar dhe koncentrohuni në investime në ato hapësira. Por para këtyre, merrni kohën për të mësuar sa më shumë që është e mundur për tregun e aksioneve.

Kurseni

Me përqindjet pothuajse joekzsituese të interesit në llogaritë e kursimit sot, ju me shumë gjasa nuk do të shihni paratë të cilat i vendosni në bankë duke u shumëfishuar. Mirëpo, nëse bëni sakrifica domethënëse, si jetesa në shtëpi me prindërit tuaj, të punuarit punë të shumta, ose ndarja e një vendi me një ose më shumë shokë dhome, ju mund të jeni në gjendje të kurseni një pjesë të konsiderueshme të rrogës tuaj çdo muaj. Sikur nëna ime që thoshte gjithmonë, ju nuk mund të kurseni shumë para nëse jeni të zënë duke i shpenzuar ato vetëm për të jetuar. Nëse kurseni gjatë kohës, ju do të keni para të cilat mund t’i investoni ose të blini një pronë me qera e cila mund të shumëfishojë të ardhurat tuaja mujore.

Nisni një biznes anësor

Nëse keni nevojë për sigurinë dhe përfitimet të cilat vinë nga një pozitë me pagë, një punë anësore mund të jetë një mënyrë e mrekullueshme të fitoni të ardhura shtesë. Kjo mund të jetë diçka e thjeshtë si të dërgoni pica ose të punoni në bar ose diçka komplekse si të filloni biznesin tuaj. Ajo e para mund të sjellë para të menjëhershme, por e dyta mund të ju japë përfitimin afat-gjatë që të jeni në gjendje t’a shndërroni atë në një biznes tërësisht të zhvilluar.

Rritni pagën tuaj

Çelësi i kursimit dhe investimit të suksesshëm është që së pari të keni të ardhurat më të mira të mundshme. Mos u pajtoni me një pagë të rëndomtë. Kërkoni normat e tregut për aftësitë tuaja në zonën tuaj dhe sigurohuni se jeni të paktën brenda atij rangu. Nëse jo, kërkoni një punë tjetër me njerëz të cilët do të vlerësojnë arsimin dhe përvojën tuaj.

Me punë të rëndë dhe sakrificë, të rinjtë mund të rrisin në mënyrë domethënëse të ardhurat e tyre për disa vite. Përderisa nuk ka garanci se do të bëheni multimilioner, ia vlen të përpiqeni. Nëse nuk arrini sukses në atë afat kohor, të paktën do të keni një fillim të mirë që të bëheni multimilionerë në vitet në vazhdim. (John Boitnott/Entrepreuner)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme