Një studim i kohëve të fundit sugjeron se ekzistojnë disa mënyra të thjeshta për të forcuar kujtesën tonë. Sugjerimi në fjalë jo vetëm që përmirëson kujtesën, por është edhe një kurë shumë e mirë ndaj sëmundjeve të ndryshme.
“Me kalimin e moshës, gjithmonë e më shumë vihen rë probleme të kujtesës në njerëz të ndryshëm. Prandaj, i duhet dhënë rëndësi mënyrës së jetesës që bëjmë. Duhen ndryshuar ato sjellje që e bëjnë kujtesën të lodhet dhe u duhet mëshuar më shumë sjelljeve që vendosin kujtesën në punë dhe e përforcojnë atë gjithmonë e më shumë.”
Ky studim u krye në gati 250 njerëz me kapacitete kujtese të ndryshme. Pjesëmarrësit morën pjesë gjithashtu, nëpër aktivitete të ndryshme, si për shembull: aktivitete artistike (vizatim, pikturim apo skulpturë), aktivitete artizanale (për shembull: qepje, qëndisje etj), apo edhe të tjera si vizita në teatër, në një koncert ose thjesht dalja me shoqërinë, aktivitete kompjuterike (video-lojra, navigimi në internet apo blerje online).
Të mirat e një jete aktive
Sipas rezultateve, gjatë një periudhë 4 vjeçare, gati gjysma e pjesëmarrësve kishin përjetuar një rënie në performancën e tyre në punë, pasojë e një uljeje të kujtesës. Megjithatë, u vu re, se kur pjesëmarrësit ishin aktivë në fusha të ndryshme si: artet, kishte 73% më pak mundësi që të kishin kësisoj problemesh. Për ata që merreshin rregullisht me punë artizanale, rezultatet ishin pak më të ulta (45%). Socializimi me shoqërinë respektive ul 55% rrezikun, ndërkohë ata që përdornin kompjuterin rregullisht vunë re se rreziku u ul me 53%.
“Arsimimi i vazhdueshëm, të mësuarit e gjërave të reja ndikon gjithashtu pozitivisht në forcimin e memories” – shprehet autori i këtij studimi.
Edhe pse, memoria shpesh ndikohet edhe nga tipare gjenetike, ky studim ka për qëllim të japë disa këshilla si mund të ruajmë gjendjen e saj, ndërkohë që mundohemi të jemi sa më shumë produktiv, si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale.
“Këshillat e mësipërme janë një konfirmim i gjërave që secili prej nesh i di tashmë” – shprehet autori. “Ajo që m’u duk më interesante ishte të gjenim mënyra për të reduktuar rrezikun e këtij fenomeni. Kjo është ajo çfarë njerëzit duan të dijnë vërtetë.”