Mercedes i rikthehet dominimit, Ferrari telasheve

Prishtinë | 13 Maj 2018 | 19:04 | Nga

Ferrari duket se është rikthyer tek telashet dhe Mercedes tek dominimi. “Kokëkuqja” ishte larg nisjes së këtij sezoni të Formula 1 edhe në garën për Çmimin e Madhe të Spanjës.

Lewis Hamilton dhe Valteri Bottas kaluan njëri pas tjetrit vijën e finishit në pistën e Barcelonës, duke lënë pas tyre Verstappen me Red Bull.

Krenari e Ferrarit në fushë u ruajt vetëm nga Sebastian Vettel, edhe ky i pafuqishëm për të shkuar përtej vendit të katërt.

Ndërkohë, Kimi Raikkonen braktisi garën në xhiron e 26-të për një problem teknik me makinën, raporton TCH.

Ecuria e kësaj gare u përcaktua që në kthesat e para të startit. Romain Grosjean ishte protagonisti i një përplasjeje, që bëri të hyjë në pistë makina e sigurisë.

Kjo ngadalësoi ritmin me të cilën Ferrari nisi garën dhe sidomos të Sebastian Vettel, që në start mori vendin e dytë, duke parakaluar Bottas.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme