Udhëheqësit e Daimlerit besojnë se makina e re Mercedes-Benz S-Class do të rritë nivelin e shitjeve.
“Rritja e pasursë shkon në favor tonin”, ka thënë drejtori ekzekutiv i Daimlerit, Ola Kallenius, gjatë prezantimit të këtij modeli në Stuttgart, ku edhe është ndërtuar një fabrikë e re e me teknologji të avancuar, transmeton koha. Derisa ka theksuar se kjo gjeneratë mund të arrijë pritshmëritë.
Pavarësisht rënies në aktivitetin ekonomik shkaku i pandemisë, çmimet për asetet me rrezikshmëri siç është kapitali aksionar kanë shënuar rritje.
Mercedesi ka shitur më shumë se gjysmë milioni njësi të modelit aktual S-Class që nga viti 2013, përfshirë edhe Mercedes-Maybach S-Class.
Sipas Kallneiusit shitjet vjetore kanë arritur më shumë se 100 mijë njësi, nivelin e të cilit mund ta arrijë edhe gjenerata 223.