Mercedesi nuk i sheh derivatet sintetike si zgjidhje praktike

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Kreu i hulumtimit dhe zhvillimit i Mercedes-Benz, Markus Schafer, tha për revistën Autocar se ideja e derivateve sintetike do të jetë e mirë për sektorin e aviacionit, ndërsa për makinat që të përdorin këto derivate do të duhen më shumë se 10 vjet.

Aq më shumë, Schafer beson se përdorimi i energjisë për të krijuar derivate sintetike për makina është kundër-produktive. Kërkon shpenzimin e energjisë për të krijuar energji të re, ndërsa në vend të kësaj inxhinierët thjeshtë mund të mbushin bateritë e makinave me energji.

Në vend të kësaj, kjo kompani është duke hulumtuar teknologjitë me rrymë, për të përmbushur standardet e kufizimit të lirimit të gazrave CO2. Schafer tha se kur Mercedes-Benz shikon për platformë të re, elektrifikimi është në rend të parë.

Deri më tash, bateritë dhe makinat elektrike duken se po fitojnë industrinë e makinave. Hulumtimi i derivateve sintetike mbetet në fazat e saja fillestar

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme