Mergata nuk eshte mire qe te marr pjese ne votime dhe aq me pak njerez nga diaspora te marrin pjese ne zgjedhje si kandidat ne lista te partive politike.
Ne jetojme e punojme ne perendim dhe ne Kosove i kemi bashkefamiljaret dhe shumica atje i kalojme vetem pushimet.
Nuk besoj se ndonje deputet nga diaspora munde te jap ndonje kontribut atje, pasi jetojne ne shtete e shoqeri tjetra, pastaj vet largesia e pamundeson punen aktive te nje deputeti qe duhet te marr pjese ne seanca e komisione.
Neve edhe familjet na jetojne jasht dhe nuk i njohim problemet e qytetareve te Kosoves, me te cilat perballen ata çdo dite, sepse ne jetojme larg dhe ne shoqeri me te zhvilluara si dhe nuk i njohim preukopimet e shtresave te ndryshme. Nga femijte, nxenesit, studentet, punetoret e deri te pensionistet.
Une mendoj se ne zgjedhje atje marrin pjese disa njerez te mergates te cilet pos deshires per pushtet e prestigj, nuk perfitojne asgje nga ky angazhim, pos atyre qe nuk punojne e jetojne nga sociali dhe paga e deputetit u hyn ne pune per ngritje te standardit. Edhe pse kjo gje bie ndesh me ligjet vendore dhe mund te denohen e debohen, si ne rastin e Azem Syles ne Zvicer.
Mergata jone duhet ta ndihmoj Kosoven ne investime, keshilla dhe si ure ludhese mes shteteve ku jetojme dhe Kosoves.
Ne nuk duhet te shenderrohemo si mergata turke e cila e voton me shumice Erdoganin, po vete jetojne ne shtete demokratike, kryesishte ne Gjermani, dhe refuzojne qe te kthehen e te jetojne ne Turqi.
Ata mergimtar te cilet deshirojne te futen ne politike, duhet te kthehen ne Kosove dhe vetem atje te merren me politike e te kerkojne vota e pushtet.
Mergata jone eshte shume mire e integruar ne vendet ku jetojne dhe aty duhet ta japin kontributin e tyre per vendin ku jetojne dhe bashkekombasit.
(Autori është veprimtar nga diaspora)