Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj pritet që zyrtarisht sot të transferohet te skuadra e Hamburgut.
Sipas medieve gjermane, 30-vjeçari ka mbërritur sot për testet mjekësore, dhe pritet që sonte të zyrtarizoj kontratën dy vjeçare me HSV-n.
Kosovari pritet të largohet nga Kolni me vlerë prej dy milionë eurove. Mavraj u transferua te skuadra e Kolnit në vitin 2014 nga Greuther Furth, duke bërë 50 paraqitje.