Një shtetas shqiptar, banues në Salzburg, derisa kthehej nga Kosova për në Austri, kishte marrë në veturën e tij djathë dhensh.
Ai ndalohet nga kufitarët në Kroaci, të cilët i shqiptuan një gjobë prej afër një mijë euro.
Kur 48-vjeçari është kontrolluar në kufirin serbo-kroat, zyrtarët e kufirit kroat kanë vërejtur djathin.
“Ndalohet rreptësishtë transporti i mishit apo produkteve të qumështit si person privat. Shqiptari i Salzburgut nuk e kishte idenë se gjoba do të ishte kaq e lartë”.
“Zotërinjtë nga dogana më thanë që tani duhet të paguaj rreth 996 euro, përndryshe nuk do të më kthejnë pasaportën”, tha shqiptari për portalin austriak “heute.at”.
Kështu që ai nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të paguante gjobën.
Ai gjithashtu duhej të hidhte djathin e shijshëm të deleve në vend.
“Një gjobë është në rregull, por shuma është tepër e lartë”, ka shtuar ai.
Me këtë rast, ai dëshiron të paralajmërojë të tjerët për gjobat e larta që mund t’i marrin secili që dëshiron të bartë sasi të madhe të mallrave nga vendlindja.
“Mos bëni të njëjtin gabim siç e bëra unë: mos merrni mish apo djathë me vete”, ka përfunduar ai.