Pensioni minimal në Kosovë, tash e tutje do të jetë 100 euro. Një vendim i tillë është marrë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës.
Rritja e pensioneve është përcjellë me shumë reagime, rreth asaj se a është e mjaftueshme.
Duke komentuar këtë vendim, një mërgimtar nga Zvicra ka thënë se kjo rritje kaq e vogël është poshtëruese.
Ai ka thënë se në Zvicër merr 5 mijë franga pension.
“Tu e pa jeta qysh është këtu kjo është njëfar hajgare. Poshtëruese është me thanë, unë besoj që shumica e pensionistëve me i pytë thotë mos mi jep hiç. Unë jetoj në Zvirëc, 5 mijë e diçka franga e kom penzinë. Unë kur vij këtu harxhoj ma shumë, unë kur e shoh këta si jetojnë kurrë nuk kom mujtë me kuptu si jetojnë me 95 euro”, ka thënë ai për ATV.