Disa mërgimtarë kanë vendosur që të ndërpresin pushimet në Kosovë për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike.Një nga ta ka thënë se ka vendosur të kthehet Zvicër, ndër të tjera për shkak të situatës me energjinë elektrike.
“Për shkak të rrymës po ikim dhe po shkojmë atje. Përpara kemi qëndru deri në 3 muj. I kemi ndreq kushtet, por pa rrymë asgjë nuk po bën. Jemi të dëshpërum se qe 20 vite hala këto sene me ndodh, nuk është mirë”, ka thënë ai për Kanal 10.