Policia e Kosovës (PK) njofton se është raportuar që është djegur shtëpia e një personi, i cili gjendet jashtë vendit.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 04:55, në Mitrovicë.
“Është raportuar se nga zjarri është djegur shtëpia pronë e viktimës mashkull kosovar i cili gjendet jashtë vendit. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se njësitë relevante të policisë dhe eksperti i zjarreve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin e lartcekur. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.