Bayern Munich po luan me Eintracht Frankfurtin në kuadër të xhiros së 32-të në Bundesliga.
Gjiganti bavarez po pushon lojtarët kryesor për ndeshjen e kthimit ndaj Realit, ndërsa në formacionin startues është kosovari, Meritan Shabani.
Bayerni ka siguruar titullin e kampionit më herët, ndërsa mendjen e ka vetëm te ndeshja e kthimit ndaj Realit të cilën do ta luaj të martën.
Shabani është rritur në akademinë e Bayern Munichut dhe është pjesë e gjigantit gjerman që nga 2006.