Bayern feston 120-vjetorin e klubit

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Fc Bayern Munchen sot ka datë të veçantë.

Klubi gjerman sot feston 120-vjetorin e themelimit.

Gjigandi gjerman ka shënuar suksese të jashtëzakonshme gjatë kësaj periudhe të ekzistimit të ekipit.

Bayern njihet për rekordet në Gjermani, dhe jo më kot ata quhen edhe “Rekordmeister”.

Rezultatet nuk kanë munguar as në futbollin evropian.

Bavarezët kanë plot 29 tituj të Bundesligës dhe 19 herë e kanë fituar Kupën e Gjermanisë.

“Të kuqtë” janë fitues të pesëfishtë të Champions League, tre herë të UEFA CUP, një herë fitues të Superkupës Evropës dhe një herë fitues të Kupës së Botës për klube.

Ekipi u krijua nga 11 lojtarë të prirë nga Franz John më 1900.

Emrat më të spikatur të ekipit janë: Franz Beckenbauer, Lothar Mathaus, Giovane Elber, Ribery, Robben, që falë tyre suksesi i Fc Bayern Munchen u bë i mundur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme