Meriton Ismaili është përforcimi i dytë i Pejës për sezonin e ardhshëm, por përforcimi i parë si vendor.
23-vjeçari ka nënshkruar kontratë për një sezon me kampionët e Kosovës.
Reprezentuesi kosovar së fundmi ishte pjesë e Ponte Prizrenit.
Kujtojmë se ditë më parë Peja transferoi të huajin e parë, Jacob Calloway.
Klubi pejan deri tash ka zyrtarizuar edhe vazhdimin e kontratës me trajnerin Rami Hadar dhe basketbollistin, Arian Qallaku.