Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u shpreh se urrejtja fetare dhe mungesa e tolerancës që në mënyrë të tmerrshme u evidentuan të dielën pas sulmit në Shri Lanka nuk duhet të triumfojnë, me një bilanc tragjik rreth 160 të vdekur.
Në një telegram ngushëllimi të publikuar nga një zëdhënëse në Twitter, ajo shprehu keqardhje për besimtarët të mbledhur për festimet e Pashkës të cilën u bënë objekt i sulmeve të paramenduara.
Bilanci i shpërthimeve që tronditën të dielën tre kisha dhe tre hotele luksoze në Sri Lanka u përshkallëzua në 160 të vdekur, përfshirë 35 të huaj, njoftoi për medien një burim policor, transmeton atsh.
”Ka shumë persona të plagosur përfshirë disa në gjendje kritike për jetën’’, deklaroi ky burim në kushte anonimati, pasi shtoi se 254 persona ishin shtruar në spital në Kolombo.
Në Negombo, në veri të kryeqytetit, 67 persona vdiqën në një kishë dhe 25 të tjerë në një kishë tjetër në Batticaloa, në lindje të ishullit.