Merkel: Do të heq sanksionet Rusisë vetëm nëse rivendoset sovraniteti i Ukrainës

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka treguar kushtin për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të martën se sanksionet perëndimore kundër Rusisë nuk do të hiqen nëse sovraniteti i Ukrainës nuk është rivendosur, raporton “Reuters”, transmeton lajmi.net.

Merkel tha se ajo dhe presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenskiy, kishin diskutuar marrëveshjen e paqes në Minsk.

“Për sa kohë që nuk ka progres në këtë front, sanksionet nuk mund të hiqen dhe sanksionet lidhur me Krimen mund të hiqen vetëm nëse Krimeja kthehet në Ukrainë”, tha ajo .

Të ngjashme