Merkel e fton Vuçiqin përsëri në Berlin për Kosovën, takohen më 13 prill

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 12:20 | Nga

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të shkojë në Berlin për takim me Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, për herë të dytë brenda një muaji e gjysmë.
Kështu bëjnë të ditur mediat e Serbisë të cilat theksojnë se ky takim do të jetë në kuadër të bisedave që Vuçiq do të bëjë në shtetet perëndimore me temë Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të nisë një ofensivë diplomatike, siç shkruajnë mediet serbe, në shtetet perëndimore për të gjetur një mënyrë të re për zgjidhjen e raporteve me Kosovën

Vuçiq këto takime, pa treguar se cilat shtete do t’i vizitojë, i ka paralajmëruar në një konferencë për media gjatë javës që shkoi duke thënë se megjithatë nuk pret shumë lajme të mira.

Një bashkëbisedues i gazetës së Beogradit “Blic” ka thënë se takimet në Perëndim janë duke u aranzhuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme