Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka kërkuar popullit që të jenë “të zgjuar dhe të kujdesshëm” në përballimin e fazës së ardhshme të pandemisë Covid-19.
Duke folur në Parlament, ajo ka thënë se “kjo nuk është faza përfundimtare, por vetëm fillimi akoma”.
“Ne do të jemi me virusin për një kohë të gjatë. E di se sa të vështira janë kufizimet – është një sfidë për demokracinë, sepse kufizon të drejtat tona demokratike”.
Ajo tha se megjithatë transparenca demokratike, si mediat e lira, kanë ndihmuar që situata të jetë stabile.
“Është e mrekullueshme sa shumë mirëkuptim kanë treguar njerëzit për njëri-tjetrin”.
Deputetët gjermanë shpesh herë e kanë duartrokitur kancelaren Merkel gjatë fjalimit të saj.