Merkel: Gjermania ka detyrimin “e përjetshëm” për të luftuar antisemitizmin

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Jerusalem, 4 tetor – Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendi i saj është i vendosur të luftojë antisemitizmin, me rastin e vizitës së saj në Memorialin e Holokaustit Yad Vashem në Jerusalem.

“Pothuajse 80 vjet më parë, komuniteti hebre në Gjermani u përball me një urrejtje dhe dhunë të paimagjinueshme”, theksoi kancelaria Merkel.

“Por, ajo që pasoi ishin krimet e pashembullta të Shoah, një shkelje e qytetërimit, kjo është arsyeja pse është përgjegjësi e përjetshme e Gjermanisë të përkujtojë këtë krim dher të luftojë kundër antisemitizmit, urrejtjes dhe dhunës”, shtoi kancelaria.

Merkel shkroi të njëjtat fjalë në librin e vizitorëve në Memorialin e Yad Vashem-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme