Merkel mbërrin në Schuld të Eifelit, banorët ia qajnë hallet pas përmbytjes

Prishtinë | 18 Kor 2021 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Fshati i vogël Schuld në Eifel u godit veçanërisht nga stuhia në perëndim dhe jug-perëndim të Gjermanisë duke përmbysur kështu shumë shtëpi.

Për të parë nga afër situatën e vështirë me të cilën po përballet ky fshat dhe për të dëgjuar brengat e banorëve ka shkuar për vizitë kancelarja gjermane Angela Merkel, shkruan RTL, transmeton Klankosova.tv.

Merkel në këtë vizitë po shoqërohet nga Kryeministri i Mainz, Malu Dreyer. Kryetari lokal i Schuld, Helmut Lussi, e mirëpriti vizitën nga Berlini.

Merkel do të marrë një ide të situatës në komunitetin Eifel, i cili u godit veçanërisht rëndë nga katastrofa, tha Kancelaria e Shtetit në Mainz dhe pastaj do të dal në konferencë.

Të ngjashme