Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, është nderuar nga Instituti “John Hopkins”, gjatë vizitës lamtumirëse të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Merkel u nderua në shenjë mirënjohje për udhëheqjen e saj për 16 vjet parimore globale.
“Universiteti Johns Hopkins i dhuroi Kancelares Gjermane Angela Merkel Doktoraturën e “Letrave Njerëzore” në shenjë njohje të gjashtëmbëdhjetë viteve të udhëheqjes së saj parimore globale”.
Ajo udhëhoqi për 16 vjet Gjermaninë.
Angela Merkel do të largohet nga zyra e saj më 26 shtator ku edhe do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Gjermani.
Ceremonia është mbajtur më 15 korrik 2021.