Angela Merkel ka bërë sërish thirrje për nevojën e kufizimeve të ashpra kundër COVID-19 këtë të shtunë, duke u kërkuar qytetarëve gjermanë të bëjnë atë që është e nevojshme edhe për një herë tjetër, në mënyrë që të ngadalësohet përhapja e pandemisë.
Parlamenti gjerman miratoi masat e reja në fillim të kësaj jave, të cilat kanë hyrë në fuqi në zonat ku rezultojnë pozitivë me virusin 100 nga 100,000 individë.
“Kjo është diçka e re në luftën tonë kundër pandemisë dhe unë jam e bindur se është një nevojë urgjente pasi jemi në mes të valës së tretë,” tha Merkel.
Znj. Merkel përmendi shifrat e larta të të infektuarve dhe shtoi se mjekët po hasin vështirësi në përballimin e të infektuarve, ndaj edhe kanë kërkuar ndihmë.
“Këta njerëz e sfidojnë veten çdo ditë për të shpëtuar jetët e pacientëve me COVID-19,” tha Merkel, duke shtuar se ata nuk mund ta bëjnë vetëm këtë luftë.
Gjermania regjistroi 23,000 raste të reja me COVID-19 në 24 orë, sipas shifrave më të fundit nga “Robert Koch Institute”, ndërsa sipas raportit të 22 Prillit, më shumë se 5,000 pacientë me COVID-19 janë të aktualisht nën kujdesin intensiv spitalor.