Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, duket se nuk po mërzitet fort për sondazhet që e nxjerrin humbëse partinë e saj. Ajo vendosi që ta linte pak zyrën dhe të dilte në natyrë për të ushqyer papagaj australianë.
Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në ekonominë më të fuqishme të Evropës, “zonja e hekurt” e vizitoi parkun e zogjve “Vogelpark Marloë në Rostock, në verilindje të Gjermanisë.
Duke mbajtur dy gota letre me ushqim të veçantë, kancelarja gjermane u rrethua shpejt nga papagajtë. Njëri prej tyre made i “aterroi” në kokë.
Në pushtet gati që 16 vjet, Merkeli realizoi një vizitë lamtumire në rajonin e vendlindjes. Ajo pritet të largohet nga posti i kancelares posa të arrihet marrëveshja për koalicionin e ri qeveritar pas zgjedhjeve, sepse nuk pritet që asnjëra nga partitë të marrë e vetme mbi 50 për qind të votave.
Nga partia e saj, në garë është Armin Laschet, por sipas një ankete të re, favorit për t’i fituar zgjedhjet e së dielës është socialdemokrati Olaf Scholz, i cili deri më tani ka shërbyer si ministër i saj.