Merkeli nuk takon Ivanovin në Shkup

Prishtinë | 08 Sht 2018 | 15:17 | Nga

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do ta takojë presidentin George Ivanov, gjatë vizitës së saj në Shkup.

Ajo e ka bërë të ditur këtë vetë gjatë një konference për media në kryeqytetin e Maqedonisë.

Merkel tha se gjatë takimit me liderin e opozitës maqedonase Hristijan Mickoski do t’ia përcjellë të njëjtat porosi sikur kryeministrit Zoran Zaev në lidhje me referendumin e 30 shtatorit mbi emrin e vendit dhe hyrjen në NATO.

“Nuk do ta takoj presidentin, por do ta takoj liderin e opozitës. Atij do t’ia them atë që ia thash edhe kryeministrit Zoran Zaev, se të gjithë faktorët politik duhet të mbajnë përgjegjësi kur është në pyetje interesi nacional”, tha Merkel”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme