Merkonjiq pret që Vuçiq të përkrahë ngritjen e përmendores për Millosheviqin

Prishtinë | 19 Mar 2018 | 14:15 | Nga

Kryetari i nderit i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe njëri nga iniciuesit e idesë që Sllobodan Millosheviqit t’i ngrihet përmendore në Beograd, Milutin Merkonjiq, është i bindur se për këtë iniciativë do ta ketë edhe përkrahjen e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe të partisë së tij SNS, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë kështu në një intervistë për gazetën “veçernji novosti”, ndërsa në pyetjen se ku do të vendoset ajo, ai është përgjigjur se përmendorja mund të vendoset në Sheshin e Studentëve në kryeqytetin serb ku është paraparë edhe vendosja e përmendores së Zoran Gjingjiqit.

Sllobodan MiIlosheviq është ish – i arrestuar për krime lufte në Kosovë të cilin në Hagë e kishte dorëzuar në vitin 2001 – Zoran Gjingjiq derisa ishte kryeministër.

Pa u bërë dy vjet nga dorëzimi, në vitin 2003 Gjingjiq u vra, mendohet nga përkrahës të Millosheviqit, në oborrin e Qeverisë serbe.

Millosheviq vdiq në burgun e Hagës, tre vjet më vonë, në vitin 2006.

Aleksandar Vuçiq në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe të luftërave të tij kundër shqiptarëve në Kosovë, ka qenë ministër të Informatave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme