Njësia bashkiake nr.9 në Tiranë është përfshirë nga flakët këtë mesditë të së martës. Zjarri dyshohet të ketë rënë në njërën prej zyrave të godinës për shkak të një shkëndije elektrike dhe më pas është shpërndarë.
Fatmirësisht të gjithë punonjësit dhe personat që qëndronin brenda në ndërtesë kanë arritur të dalin jashtë pa pësuar lëndime. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe tashmë ka nisur puna për shuarjen e flakëve.