Një veturë ka marrë flakë derisa ishte duke lëvizur në rrugën e “Malishevës” në Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar nga zjarrëfikësit, ndërkaq vetura është shkatërruar e tëra.
“Ju njoftojmë se me datë 23 korrik 2021 rreth orës 11:00 është raportuar se një veturë ka marrë flakë derisa ishte në lëvizje në rrugën e “Malishevës” në Gjilan. Patrulla policore si dhe zjarrfikësit i janë pergjigjur rastit. Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit. Vetura që ka mare flakë aksidentalisht është Golf II me targa 06, e njëjta si pasoj e zjarrit është shkatërruar e tëra”, tha Hashani.
Ai shtoi se, ‘’dëme të vogla nga zjarri ka pësuar edhe vetura Mercedes me targa 06,që ishte e parkuar në afërsi. Fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka person të lënduar. Policia e Kosovës nga stacioni policor i Gjilanit janë duke i hetuar shkaqet se si ka ardhur deri te zjarri”.