Qeveria e Kosovës sot ka prezantuar masat e reja lehtësuese kundër COVID-19.
Me vendimin e ri është lejuar mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës.
Të gjitha këto do të mbahen deri në orën 23:00.
“Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30 për qind e kapacitetit të hapësirës(30 persona për 100m2), por jo më shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30 për qind e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër”, thuhet në njoftim.
Distanca në mes të tavolinave duhet të jetë 3 metra.
Per mbajtjen e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të matures, obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje.
Në mesin e tyre, janë këto masa:
Ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës për personat të cilët kanë vizituar Indinë, Brazilin dhe Afrikën e Jugut në dy javët e fundit, përveç: shtetasve të Republikës së Kosovës, personave me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, diplomatëve të huaj dhe personelit mjekësor, të cilët me hyrjen në Kosove duhet të paraqesin test RT-PCR negativ për COVID-19, të bërë në 72 orët e fundit dhe të cilët duhet të karantinohen në shtëpitë (vendin e banimit) e tyre për katërmbËdhjetë (14) ditë, duke u testuar dy herë në javë.
Karantina mund të ndërpritet me paraqitjen e testit RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë jo më herët se pesë ditë pas hyrjes.
Gratë shtatzëna lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë. Punëdhënësit publikë apo privatë udhëzohen të ju krijojnë mundësinë që të punojnë nga shtëpia.
Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:
a) Gjatë ecjes në ambient të jashtëm vetëm,
b) gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo në grup me jo më shumë se katër,
c) Gjatë vrapimit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike,
ç) Gjatë ngrënies apo pijes.
Institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.
Konviktet lejohet të punojnë sipas parimit një student në një dhomë.
Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i ekskursioneve dhe shëtitjeve grupore.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale, që menaxhohen nga MFPT – ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse.
Nga ora 00:00 deri në orën 05:00 , ndalohet grumbullimi i më shumë se dhjetë personave.
Lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura (mbledhje, seminare, trajnime), me kusht që të shfrytëzohet 30 % e kapacitetit të hapësirës (30 persona për 100m, por jo më shumë se 200 persona, në rastet kur 30 % e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër.
Organizatori obligohet të mbajë distancën fizike prej 1.5 metër në mes të personave.
Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave.
Lejohen grumbullimet në ambiente te jashtme, me kusht që të shfrytëzohet 30 % e kapacitetit te hapësirës ( 30 persona për 100m ), por jo me shume se dyqind e pesëdhjetë ( 250 ) persona, në rastet kur 30 % e kapacitetit te hapësirës tejkalon këtë numër.
Mbajtja e pritjes për ngushëllim / kryeshëndosh lejohet duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë maskat dhe 1.5 metër distancë nga njëri – tjetri , si dhe duke respektuar me përpikëri udhëzuesin përkatës.
Mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të matures , lejohet deri në ora 23:00.
Muzika lejohet deri në ora 22:45.
Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve dhe mbrëmjeve maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30 % e kapacitetit të hapësirës (30 persona për 100m), por jo me shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30 % e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër.
Distanca në mes të tavolinave duhet të jetë tri metra.
Per mbajtjen e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të matures, obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje.
Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.
Lejohen deri në 50 klientë për 100m2 ( 5 persona për 10 m2 ) . Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.
Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.
Muzika lejohet deri në orën 22:45.
Pergjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve ntë tavolina të ndryshme të jetë së paku një metër.
Pjesa e prapme e një karrige me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distance së paku një metër.
Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona.
Operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve lejohen të punojnë, duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës.
Operatorët e transportit nuk mund të ketë më tepër udhëtarë në autobus sesa që posedojnë ulëse.
Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në tre udhëtarë.
Teatrot, bibliotekat, orkestrat, galeritë, ansamblet baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të komunave, lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50 % të hapeësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet.
Përgjegjësitë për organizimin e aktiviteteve kulturore duhet të sigurohen që mysafiret të mbajnë maskat dhe 1.5 meter distancë nga njëri – tjetri.
Lejohen aktivitetet stërvitore të cilat duhet të realizohen në përputhje me protokollet vendore dhe ndërkombëtare sportive .
Lejohet organizimi i garave sportive përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverise së Republikës së Kosovës.
Numri i pjesëmarrësve në gare ( sportiste, klube, zyrtare dhe pjesëmarrësit tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive, duke respektuar masën e distancës dhe masat e tjera mbrojtëse.
Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura lejohet prania e shikuesve deri në 5 % të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura), duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtëse.
Organizatorët e garës janë të obliguar të ndërmarrin masat specifike në përputhshmëri me protokollet ndërkombëtare për menaxhimin e masës (tifozëve) para, gjatë dhe pas hyrjes në hapësirën sportive.
Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 15 % të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura), duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat e tjera mbrojtëse.