Merret vendim për tre zyrtarët serbë që u arrestuan sot në veri të Mitrovicës

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit  në Mitrovicën e Veriut tre zyrtarë policorë.

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë përfunduar intervistat me të dyshuarit e arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicën e Veriut me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Krim i organizuar” dhe  “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Zyrtarëve të arrestuar (togerit policor me inicialet Z.R, rreshterit policor N. G dhe zyrtarit policor L.V)  me vendim të prokurorit kompetent u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Kujtojmë, se Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit  në Mitrovicën e Veriut tre zyrtarë policorë.

Operacioni i sotshëm që u zhvillua me urdhëresë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar në muajin maj të këtij vitit të koduar me emrin “Kontrabanda”.

Arrestimi i tre të dyshuarve (një toger policor, një rreshter dhe një zyrtar policor) është realizuar me urdhëresë të Prokurorisë Speciale me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Krim i organizuar” dhe  “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Të arrestuarit do të intervistohen nga hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent.

Me tri arrestimet e sotshme, gjithsej numri i zyrtarëve policorë të arrestuar gjatë këtij operacioni ka shkuar në 25.

Të ngjashme