Mes kaosit në Parlamentin shqiptar, betohet Avokati i Ri i Popullit – puth demokratët që i dhanë firmën

Prishtinë | 18 Dhj 2025 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Mes tymueseve, përplasjeve dhe bllokimit të foltores nga deputetët e opozitës, Endri Shabani u betua sot si Avokat i Popullit në Kuvend.

Deputetë të Partisë Demokratike zunë karriget e ministrave dhe krijuan tension që në nisje të seancës, ndërsa ceremonia e betimit u zhvillua në një atmosferë kaotike, larg çdo solemniteti institucional, raporton JOQ.

Pas betimit, Shabani përshëndeti me puthje disa prej deputetëve të PD-së që më herët i kishin dhënë firmën për kandidaturën e tij dhe u largua nga salla. Zgjedhja e tij u bë mbrëmjen e kaluar me 85 vota të mazhorancës dhe mbështetjen e PSD-së, ndërsa opozita e kontestoi procesin, duke pretenduar se ishte futur në “grackë” pas dhënies së firmave për disa kandidatë.

Të ngjashme