Bayern Munichu do të jetë mysafir i Wolfsburgut për takimin që zhvillohet në kuadër të javës së 29-të në Bundelsiga.
Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 15:30 në stadiumin ” Volkswagen Arena”.
Për këtë sfidë, Wolfsburgu do të jetë pa Arnold (kartonë të verdhë), Guilavogui dhe Stefen që janë të lënduar.
Në anën tjetër, Bavarezët do të kenë mungesa si, Douglas Costa, Robert Lewandowski, Niklas Sule, Corentin Tolisso, Tilman, Roca, që janë të lënduar, derisa Serge Gnabry është i infektuar me coronacirus.
Fomacioni bazë i Wolfsburgut: Casteels, Lacroix, Weghorst, Philipp, Mbabu, Schlager, Brooks, Gerhardt, Victor.
Formacioni bazë i Bayern Munichut: Neuer, Pavard, Kimmich, Sane, Choupo-Moting, Boateng, Davies, Hernandez, Muller, Alaba, Musiala.