Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, bashkë me kryekuvendaren Vjosa Osmani, kanë qenë më të zëshmit kundër prishjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.
Të dy në ditën kur është vendosur mocioni i partisë së tyre në Kuvend për rrëzimin e Kurtit, kanë votuar kundër.
E tashmë kur kanë kaluar disa ditë që nga prishja e qeverisë, Avdyli në llogarinë e tij zyrtare në twitter ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me Vjosa Osmanin dhe deputetin tjetër të LDK’së që gjithashtu ka votuar kundër rrëzimit të qeverisë, Ardian Shalën.
Avdyli ka thënë se fjalën e dhënë do ta mbajnë dhe se e drejta s’do të tradhëtohet.
“Fjala e dhënë do mbahet, e e drejta sdo tradhëtohet. Këta ishim, e kështu jemi. Si dikur e tani aty…” ka shkruar Avdyli
Fjala e dhënë do mbahet, e e drejta sdo tradhëtohet. Këta ishim, e kështu jemi. Si dikur e tani aty… pic.twitter.com/JwuSUTDYUd
— HaxhiAvdyli (@avdyli_haxhi) April 17, 2020