Mesazhi i Guvernatorit të BQK-së për Ditën Botërore të Kursimeve

Prishtinë | 31 Tet 2020 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Për vite me radhë, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të publikut rreth rëndësisë së kursimeve dhe menaxhimit të duhur të parasë, BQK-ja ka shënuar këtë ditë me aktivitete edukative.

Derisa çdo vit janë pritur të rinj dhe nxënës të grupmoshave të ndryshme, këtë vit për arsye të Pandemisë Covid 19, sikurse edhe shumica e vendeve të botës edhe ne do ta shënojmë Ditën Botërore të Kursimeve vetëm përmes aktiviteteve virtuale e që kryesisht u janë dedikuar nxënësve të shkollave fillore.

Aktiviteti i parë është lancimi online i teksteve të edukimit financiar për klasat I deri në V në platformën e saj të edukimit financiar (http://edukimifinanciar.org/) në 4 gjuhët: në gjuhën shqipe, gjuhën serbe, gjuhën turke dhe në gjuhën rome.

Në kanalin Youtube të BQK-së (https://ëëë.youtube.com/channel/UCgxLUYa6enevkËx9ufjqaSg), sot do të publikohet edhe versioni i teksteve me zë.

Tekstet përmbajnë këshilla rreth menaxhimit të duhur të parasë, krijimit të shprehisë së kursimeve, planifikimit të buxhetit personal e familjar, funksionimit bazik të një banke, zhvillimit të aftësive themelore të ndërmarrësisë, e shumë këshilla tjera të vlefshme për nxënësit e këtyre moshave.

Aktiviteti i dytë që kemi disenjuar është shpallja e konkursit për fëmijë me tematikën e kursimeve me moton: “Me kursime të vogla për qëllime të mëdha”, përmes të cilit ftojmë nxënësit e klasave VI deri IX, që të përgatitin Ese për kursimet dhe t’i dërgojnë në mënyrë elektronike në BQK.

Qëllimi i këtij konkursi është që të nxitim fëmijët të mësojnë më shumë rreth rëndësisë së kursimeve.

BQK do të ndajë 10 çmime me rastin e përzgjedhjes së punimeve, ndërsa punimet fituese do të shpërblehen me shpërblime simbolike, kurse të interesuarit konkursin e plotë mund ta gjejnë të publikuar në faqen zyrtare të BQK-së (ëëë.bqk-kos.org).

Aktiviteti i III-të do jetë publikimi i punimeve fituese të nxënësve nga konkursi i vitit të kaluar, të cilat  mund t’i gjeni në platformën e edukimit financiar të BQK-së (http://edukimifinanciar.org/).

Thonë që “Një euro e kursyer është një euro e fituar” dhe unë uroj që ky mesazh dhe këto aktivitete edukative të ndërmarra nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, do të ndikojnë sado pak që të ju inkurajojnë të gjithë juve të jeni më të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e kursimeve dhe menaxhimin e duhur të parasë.

Vegëza e mesazhit të Guvernatorit:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme