Mesazhi për dialogun – Palmer dhe Lajçak pas takimeve me liderët dalin në konferencë për medie

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 08:08 | Nga Ekonomia Online

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimeve që zhvilluan dje me krerët e shtetit dhe opozitarët, sot nga ora 10:45 do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në këtë konferencë ata pritet të tregojnë se çfarë biseduan me krerët e shtetit të Kosovës, si dhe do të japin mesazhin e tyre lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Palmer dhe Lajçak gjithashtu sot do të takohen me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë.

Dialogu me Serbinë ishte temë kyçe dje gjatë takimeve që Palmer e Lajçak zhvilluan me drejtuesit e institucioneve të Kosovës, si dhe me PDK-në e LDK-së.

Zëvendësndihmësi i Sekretari i SHBA- së, Matthew Palmer pasi vizitoi dje Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, deklaroi se një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kyç për tërheqjen e më shumë investimeve amerikane dhe të tjera të huaja, si dhe për krijimin e vendeve aq shumë të nevojshme të punës për popullin e Kosovës dhe tërë rajonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme