Mesfushori i Dukagjinit mbyll sezonin para kohe, këputi ligamentin e do të operohet

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Dukagjini i Klinës pjesën e mbetur të edicionit do ta kalojë pa njërin nga mesfushorët kyç të skuadrës, Met Millakun.

24-vjeçari u lëndua në ndeshjen e Kupës së Kosovës kundër Gjilanit në një duel me një nga lojtarët “kuqebardhë”, me ç’rast u detyrua ta lëshonte fushën më herët, raporton Demokracia.com.

Se lëndimi ishte i rëndë u pa edhe kur Millaku u largua nga fusha me barelë për shkak se nuk mundi të ecte fare.

Për shkak të atij lëndimi, Millaku ka këptur ligamentin kryqëzor ACL të këmbës dhe i duhet të operohet.

Millaku në një prononcim për Demokracia.com e ka konfirmuar shkallën e lëndimit si dhe ka treguar kohën se sa do të jetë jashtë fushave.

“Për fat të keq e kam këputur ligamentin kryqëzor ACL dhe më duhet të operohem. Jashtë fushave do të jem gjashtë deri në shtatë muaj”, është shprehur futbollisti Millaku të hënën për Demokracia.com.

Dukagjini u eliminua nga Kupa e Kosovës, pasi pësoi 2:1 nga Gjilani të shtunën në kryeqendrën e Anamoravës.

Met Millaku gjatë karrierës së tij në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Feronikelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme