Kombëtarja e Kosovës shënoi fitoren më të thellë në histori të saj duke e mposhtur në udhëtim Maltën me rezultat 5-0, raporton GazetaMetro.
Hekuran Kryeziu, mesfushori i ‘Dardanëve’ pas ndeshjes ka thënë se skuadra e Kosovës duhet të ketë kujdes në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit dhe të mos humbasin shumë topa si ndaj Maltës.
“Jemi befasuar edhe vet me pesë golat e shënuara, pasi paraqitja nuk ka qenë e mirë,” ka thënë Kryeziu.
“Golat e shënuara na kanë dhënë vetëbesim për ndeshjen me madhe me Azerbajxhanin”.
“Duhet të përmirësohemi, pasi me Azerbajxhanin nuk do të jetë kaq e lehtë sa me Maltën”.
“Nuk e kemi qarkulluar topin mirë, e humbnim topin lehtë dhe Azerbajxhani mund të na dënojë nëse luajmë lojë të tillë”
“Fitorja nuk ka qenë asnjëherë në rrezik, por me Azerbajxhanin do të jetë më vështirë”.
“Jam i lumtur me rezultatin, por jo edhe me lojën. Kemi luajtur mirë në kundërsulme dhe faza sulmuese e ka kryer për mrekulli punën e tyre,”.
Kosova më 20 nëntor në stadiumin Fadil Vokrri luan ‘finalen’ kundër Azerbajxhanit ku do të përcaktohet se cila Kombëtare do të jetë lidere e Grupit të 3-të në Ligën D.