Hekuran Kryeziu i bashkohet ekipit të Kosovës, pritet të shikohet gjendja fizike e tij

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës po e presin me padurim paraqitjen para tifozëve të tyre të flaktë në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës.

FFK-ja bën të ditur se atmosfera në ekip është shumë e mirë, derisa pjesës tjetër të futbollistëve iu ka bashkuar edhe Hekuran Kryeziu, i cili në fundjavë pësoi një lëndim te skuadra e tij Cyrih dhe tani mbetet të shihet gjendja e tij gjatë seancës së sotme stërvitore nga përzgjedhësi Bernard Challandes dhe stafi i kombëtares.

Ndeshja Kosovë – Danimarkë zhvillohet, nesër, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 19:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme