Në vitin 2025 institucionet më të sulmuara në Kosovë nga pushteti autokratik i sundimtarit Kurthi ishin prokuroria, sistemi gjyqësor dhe mediat . Ndërkaq , brutaliteti i sulmit drejtohej fuqishëm kundër Gjykatës Kushtetuese nga të gjithë robtë e mbrapshtë të LVV – së. Në këtë teatër të kukullave penjtë tërhiqeshin nga një agjente greke që fletë dhe shkruan shqip për analfabetët e pushtetit e që është eminenca gri e të gjitha të këqijave që e pllakosën Kosovën në dhjetë vitet e fundit. Kur një pushtet sillet në mënyrë aq banditeske kundër Gjykatës Kushtetuese nënkupton se e kemi prekur fundin, edhe si shoqëri , edhe si shtet ! Vallen e dhunimit brutal të Gjykatës Kushtetuese e kanë udhëhequr KM Kurthi , presidentja në largim Vojsa Osmani dhe Ministrja e Drejtësisë , Lenka Quko . Pastaj , përmbarimin e ekzekutimit të këtij dhunimi kundër Gjykatës e bënë të mëdhenj përkah budallakia dhe të vegjël përkah dija , integriteti dhe morali , me tituj akademikë dhe diploma të Muçivërcës sikur edhe dijetarë me nam dhe njohës të Kushtetutës si Agim Bahtiri , Edona , Zezona , Matoshka , Donika e Zezë , pinjollët e Shtimes dhe ” analistët ” e baushtellës nga Gjermania , Amerika , Kazakistani , Kurcistani ( Kosova ) dhe shumë vende të tjera . Është e pabesueshme se si një vend
Është një deputet i pushtetit që edhe e shau Gjykatën Kushtetuese por që tani edhe po
e mbronë …..nga imperialistët amerikanë dhe revizionistët evropianë ! Ua bëri të qartë
publikisht Korit diplomatik që : ” të trusin bythën e mos të sillen kah Gjykata
Kushtetuese…” Pordhë burrash ! Menjëherë e përkrahën Blerim Xharrahu dhe El – Pis
Hoxhallari . Tash pason përkrahja e lladikave kushtetues në formë orteku. Po më
brengosë heshtja e autoriteteve kushtetuese dhe intelektuale si Gim Bahtiri , Dona
Çadra dhe Ana Toshi për këtë çështje me aq rëndësi për ……shumimin e pandave në
Kinë !
Nenad ” rrenci ” :
Më herët Nenad Rashiqi nuk ka qenë djalë i keq . Sa nuk ishte anëtar i LVV – së . Tash , në një intervistë tha se Albin Kurthi vetëm për hatër të tij ia fali 24 hektarë tokë popave të Manastirit të Deçanit ! Këtë e vërtetoi edhe Nan Rrustemi deputet dhe bashkëpartiak i Nenadit por se u përgënjeshtrua ” fuqishëm ” nga vuvuzelat e pushtetit që deklaruan se Nenadi e ka ngatërruar krejt këtë punë duke i bërë në një tapinë e tokave të falura ” për hatër të Rashiqit dhe brekushet e Atit Porfirije ” . Kombinim dhe arsuetim fort logjik…….për budallenjë ! Pastaj , për t’i vënë pikë ” leshit të Marisë ” u kap pas telallit të pushtetit duke pranuar se e ka bërë m.t përmes procesit të per – mut – acionit ! Unë nuk shoh asnjë dallim këtu !
Njëherë urryese patologjike , përjetësisht e tillë …deri në ferr:
Shvarc Donika është një urryese e madhe dhe patologjike e UÇK – së , luftës çlirimtare , të burgosurve politikë dhe Bacë Adem Demaçit . Prandaj është bërë yll në LVV – ë. Prandaj është e përkdhelura e Kurthit . Hashim Thaçi , alfa dhe omega e luftës për liri, çlirim dhe bashkim kombëtar sikur edhe njëri ndër Baba – llarët e formimit të shtetit të Kosovës , bashkë me çlirimtarët po mbahen peng në Burgun e Hagës , edhe me kontributin shumë bujar të pushtetit aktual ku Shvarc Donika është yll që e errëson të vërtetën dhe e ndriçon gënjeshtrën ! Hashim Thaçi krijoi vepra kurse Shvarc Donika trashëgoi vepra ! Një dallim estetik , praktik dhe faktik ! Tash Shvarc Donika e mori fotografinë e presidentit Hashim Thaçi dhe e dërgoi në bodrum të Ministrisë që e kishte shndërruar në Ministri antikombëtare të prostitucionit diplomatik ! Fotografinë e Thaçit në bodrum , Thaçin në Hagë ! Çfarë deformimi dhe degradimi i tashëgimisë kombëtare! Çfarë shpërfytyrimi i realitetit historik ! Po fundi do të jetë kështu ; Hashim Thaçi në dhe
drejtë historisë , Shvarc Donika drejtë dhe në baushtellën e Gjermanisë ! Dallim i madh
estetik dhe praktik !