Meshkujt pyeten për të ardhmen e femrat për dështimin, zbulon një studim

Prishtinë | 14 Dhj 2024 | 04:42 | Nga Ekonomia Online

Bota e kapitalit të ndërmarrjeve, nga ai i cili dorëzon paratë në atë i cili pranon më së shumti nga ato, qëndrojnë meshkujt. Sipas studimeve nga Crunchbase, gratë fitojnë vetëm 7 për qind nga partnerët në 100 firmat më të mëdha kapitaliste. Dhe në vitin 2016, gratë themeluese pranuan pak më shumë se 2 për qind të financimit nga ndërmarrjet kapitaliste.

Çfarë qëndron prapa këtyre numrave dëshpërues? Një studim i ri i bërë nga studiuesit nga Shkolla e Biznesit Columbia dhe Universiteti i Pennysylvania Wharton School identifikoi se llojet e pyetjeve të cilat Ndërmarrësit Kapitalistë ua bëjnë themeluesve meshkuj dhe femra ndryshojnë shumë dhe ndikojnë se sa para pranojnë themeluesit.

Studiuesit vëzhguan bashkëveprimet në mes të 140 ndërmarrësve kapitalistë, 60 për qind meshkuj dhe 40 përqind femra, dhe 189 ndërmarrës (12 për qind prej të cilëve ishin femra) gjatë seancave të prezantimit në TechCrunch Disrupt New York. Në fund, ata zbuluan se përderisa kompanitë ishin të ngjashme në sasinë e parave që kërkuan, kompanitë me meshkuj themelues fituan pesë herë më shumë se bizneset fillestare të themeluara nga femrat.

Në themel, përderisa meshkujt pranuan pyetje për suksesin potencial të kompanisë, gratë mbushën pyetësorë se si do të shmangnin krizat dhe dështimet. 67 për qind e pyetjeve të bëra për meshkujt themelues ishin, si të përshkruara nga studiuesit në Harvard Business Review, ‘’të orientuara në promovim’’, por 66 për qind të pyetjeve të drejtuara tek femrat ishin ‘’të orientuara në parandalim’’.

Kur meshkujt pranuan pyetje si ‘’Si planifikon të fitosh para’’? kur vinte puna tek shitjet, gratë pranuan ‘’Sa gjatë do të të marrë për të përfituar’’? Kur shikojmë të ardhmen, meshkujt u pyetën, ‘’Çfarë qëllime të mëdha po shënjestron këtë vit’’? përderisa gratë u pyetën, ‘’Sa e parashikueshme është rrjedha juaj e parasë’’?

Sapo ndërmarrësit ngecnin në këtë proces, ishte e vështirë për të dalë. 85 për qind e themeluesve iu përgjigjën pyetjeve në një mënyrë e cila përshtatej me pyetësorin të cilin pranuan. Një pyetje parandaluese do të merrte një përgjigje parandaluese.

Themeluesit të cilët pranuan pyetje parandaluese pranuan në mesatare 2.3 milion dollarë, ndërsa ndërmarrësit të cilët pranuan pyetje promovuese pranuan në mesatare 16.8 milion dollarë.

‘’Duke iu përgjigjur pyetjeve promovuese, ndërmarrësit meshkuj riforcojnë lidhjen e tyre me fitimet; femrat ndërmarrëse të cilat iu përgjigjen pyetjeve parandaluese pa dashje penalizojnë bizneset e tyre fillestare duke qëndruar në sfera të humbjes’’, shpjeguan studiuesit në Harvard Business Review.

Me këto informacione, studiuesit krijuan një tjetër eksperiment duke imituar kushtet të cilat i vëzhguan gjatë seancave të prezantimit, duke rekrutuar 194 investitorë dhe 106 njerëz të zakonshëm. 30 përqind të Ndërmarrësve Kapitalistë ishin femra, dhe njësoj 47 përqind e njerëzve të zakonshëm. Të dyja grupet e investitorëve të eksperimentit përfunduan duke iu dhënë rreth 30,000 dollarë më shumë themeluesve të cilët dhanë përgjigje promovuese ndaj pyetjeve parandaluese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme