Nëse inteligjenca nuk është krye të listës të gjërave që i kërkoni te një femër, atëherë këtë karakteristikë duhet ta vendosni të parën sepse hulumtimet e reja tregojnë se të pasurit një grua inteligjente mund t’ju bëjë të jetoni më gjatë.
Inteligjenca dhe bukuria për një kohë të gjatë janë konsideruar si kombinimi fenomenal te një partner, por tani ekspertët pohojnë se ky kombinim mund të jetë fenomenal edhe për shëndetin tuaj, si dhe t’i parandalojë sëmundjet si çmenduria.
Shkencëtarët kanë ardhur në këtë përfundim pas eksperimenteve të shumta me binjakë identikë, ku kishin parë se ata të cilët martoheshin me gra inteligjente ishin më pak të prirë të vuajnë nga çmenduria.
Profesori i shëndetit mendor në Kolegjin e Mjekësisë dhe Shkencave, Lawrence Whalley ka shpjeguar: “Meshkujve asnjëherë nuk u tregojnë se çfarë duhet të bëjnë për të jetuar më gjatë, dhe kjo është të martohen me gra inteligjente. Nuk ka ilaç më të mirë për çmendurinë sesa një grua inteligjente”.