Meshkujt që postojnë shumë selfie në rrjete sociale janë më të prirë të kenë trajta të psikopatit. Të paktën ky është konkludimi i një hulumtimi nga Universiteti i Ohio ku ka studiuar 800 meshkuj dhe sjelljet e tyre shoqërore.
Këtyre meshkujve iu ishte kërkuar ta kompletonin një anketim online dhe t’i përgjigjeshin disa pyetjeve të zakonshme, të cilat kishin treguar për trajtat e tyre personale si narcizmi, psikopatia dhe vetë-objektivizimi.
Dhe, çfarë mendoni se kishte ndodhur? Meshkujt që postojnë shumë selfie posedojnë më shumë trajta narciste sesa të tjerët. Narcisët mendojnë se janë më të mençur, më të bukur dhe më të mirë se të tjerët.
Veç kësaj, këta meshkuj dhe kanë shënuar pikë të larta në vetë-objektivizim, pasi që këta e shohin veten më shumë si objekt sesa si një person. Për ta, vlera më e lartë është pamja fizike!
Por, a janë këta meshkuj vetëm viktimë e këtyre teknologjive objektivizuese? Në të vërtetë jo, pasi që anketimet e para eksploruese mes femrave kishin paraqitur të njëjtat rezultate.
Megjithatë, ka një dallim të madh, pasi që zbulimi tregon se femrat të cilat postojnë shumë selfie kanë nivele më të larta të vetë-objektivizimit.
Kjo dukuri mund të shpijë deri tek një problem më i madh sepse mund të rezultojë në depresion apo çrregullim të dëshirës për t’u ushqyer.