Çfarë është më tmerruese për meshkujt sesa një alien që përpiqet t’i pushtojë ata? A e din ndokush? Po pra, një grua e mençur!
Shkenca më në fund e ka konfirmuar atë që të gjithë e kanë supozuar: Meshkujt frikësohen nga gratë inteligjente. Shkenca gjithashtu ka zbuluar se kur një femër bën diçka më mirë sesa një mashkull, ndjenjat e tij të “burrërisë” zhduken.
Studimi i fundit i kryer nga Lora E. Park, Ariana F. Young dhe Paul W. Eastwick ka zbuluar se përderisa meshkujve ju pëlqen ideja të dalin në takime me një femër të mençur, kur vjen puna në realitet ata nuk janë aq të interesuar.
Dhe, kur një femër është më e mirë në një detyrë të caktuar sesa një mashkull, ai do të ndjehet më pak “burrë”.
Në anketimin preliminar të studimit, 86 për qind e meshkujve kishin thënë se ndjehen komod të takohen me dikë që është më e mençur se ata, por në eksperimentet e mëtutjeshme ku ishte testuar kredibiliteti i atyre fjalëve, nuk kishin qenë rezultatet e njëjta.
Ky studim, i kryer nga hulumtuesit e lartcekur, quhet “(Psychological) Distance Makes the Heart Grow Fonder”.