Studentë të Fakultetit të Edukimit prezantuan sot punën e tyre gjatë studimeve. Ata përmes prezantimeve synuan të përçojnë kërkesat e tyre për përmirësimin e mësimdhënies në Kosovë.
Punën e tyre e vlerësuan edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare e që veprojnë në Kosovë. Prezantimet e bëra kishin të bënin kryesisht me mënyrën se si duhet një mësimdhënës t`i qaset nxënësve.
Ernisa Selmanaj, një ndër studentët që prezantuan tha se si edukatore e ardhshme do të mundohet që ndër të tjera tek nxënësit të nxis mirësinë dhe kuriozitetin pasi sipas saj, karakteristikat e tjera vijnë natyrshëm nëse zhvillohen këto dy të parat.
“Unë si edukatore e ardhshme dua të rrënjos shumë gjëra te fëmijët she një ndër në listën që unë kam krijuar janë mirësia dhe kurioziteti. Besoj që në qoftë se një fëmijë është i sjellshëm dhe kurioz besoj që të gjitha karakteristikat e tjera do të vijnë natyrshëm. Kurioziteti e bën një fëmijë të mos pres edukatoren të bëj aktivitete por të bëj vet”.
Prezantimi tjetër kishte të bënte me planin strategjik të arsimit në Kosovë. Fitore Sopa dhe Arjeta Bajrami ishin dy studentët të cilat përmes prezantimit lidhur me këtë temë rekomanduan që ndër të tjera aspekti i gjithë përfshirjes dhe krijimi i kushteve për nxënësit me nevoja të veçantë të jenë prioritet për sistemin e arsimit në Kosovë.
Në fund të prezantimit të tyre, këta student prezantuan edhe projektin për hartimin e një libre e cila do të ju ndihmojë të gjithë edukatorëve.
E kënaqur me punën e studentëve të saj ishte edh profesoresha Arlinda Beka.
Ajo tha se kanë përkushtimin dhe dëshirën për të ndihmuar mirëpo kërkoi ndihmë për realizimin e projekteve të studentëve të saj.